Britania e Madhe ka plan për të dërguar predha uraniumi në Ukrainë, mirëpo kjo ka sjellë reagime të ashpra nga ana e presidentit ukrainas, Vladimir Putin. Ky i fundit ka thënë se këto armë përfshijnë një komponent bërthamor, për pasojë do të reagojnë në këtë mënyrë.
Nisur nga ky reagim i menjëhershëm, Britania ka thënë se Putin po disinformon me qëllim, duke theksuar se këto predha uraniumi kanë qenë pajisje standarde për dekada dhe “nuk kanë të bëjnë fare me armët bërthamore apo aftësitë bërthamore”.
“Së bashku me dërgimin tonë të tankeve Challenger 2, ne do të sigurojmë municion, duke përfshirë edhe raketat shpuese që përmbajnë uranium të varfëruar. Këto raketa janë jashtëzakonisht të efektshme në trajtimin e tankeve moderne dhe automjeteve të blinduara. Forcat e armatosura britanike kanë përdorur uranium të varfëruar në raketat e tyre të shpimit për dekada. Ai është një përbërës kyç dhe nuk ka të bëjë fare me armët bërthamore apo aftësitë bërthamore”, vuri në dukje ai, duke nënvizuar se “Rusia është e ndërgjegjshme për këtë, por po përpiqet qëllimisht të keqinformojë.”
Zëdhënësi shtoi se studimi i pavarur kishte vlerësuar se çdo ndikim mbi shëndetin personal dhe mjedisin nga përdorimi i municioneve me uranium të varfëruar është shumë i ulët.