Futbollisti 21- vjeçar nga Brazili, Felipe Diogo është vrarë me dhjetë plumba në provincën Sao Paulo Ribeirao Preto.
Diogo u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën dot ta shpëtonin. Nuk dihen motivet e këtij krimi të rëndë, ndërsa mediat nga Brazili shkruajnë se atentati është kryer nga disa sulmues misterioz.
Klubi Sao Bernardo, për të cilin ka luajtur Felipe Diogo, i ka dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të ri me një mesazh prekës.
“Klubi i futbollit Sao Bernardo mori me keqardhje të madhe lajmin për vdekjen e sportistit tonë Felipe Diogo Bernardes Ferreira. Zoti ngushëlloftë zemrat e familjes së tij në këtë moment pikëllimi të thellë”, shkruhet në faqen e Instagramit të klubit brazilian.