Klubi i futbollit Villa Maria Helena nga Brazili është goditur nga një tragjedi e tmerrshme pasi një autobus i mbushur me futbollistë të rinj të këtij klubi është përmbysur duke rënë nga ura dhjetë metra e lartë.
Sipas mediave braziliane, tashmë janë konfirmuar katër viktima, ndërsa 29 persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “BR-116” në urën e lumit Ang.
Tre nga të vdekurit janë minoren, ndërsa tjetri është moshë madhore. Trupat ende nuk janë identifikuar, por bëhet e ditur se në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin shoferi, anëtarët e stafit stërvitor dhe futbollistë të moshës 14 deri në 17 vjeç.
Futbollistët e klubit të futbollit Villa Maria Helena po ktheheshin nga një turne ku fituan vendin e parë. Klubet më të mëdha braziliane dërguan mesazhe ngushëllimi për familjet e të vdekurve.
Atletas de um projeto social do EC Vila Maria Helena, de Duque de Caxias sofreram um acidente, na BR-116, em Além Paraíba, após participarem de um campeonato em Ubaporanga e vencerem na categoria sub-18. De acordo com informações da organização do campeonato @ubaporangaesportes a pic.twitter.com/kGKrRYolpE
— Plantão JF (@OcorrenciasJF) January 30, 2023