Aryna Sabalenka rrëmbeu fitoren në “Australian Open”.Vajza 25-vjeçare nga Bjellorusia mundi lehtësisht në 2-0 me sete kinezen Çin Uen Çeng.
Sabalenka ka fituar vetëm dy tituj Grand Sleme, pra që në arkiv ka vetëm dy sukseset në Melburn.
Vitin e kaluar, bjellorusja e pati shumë më të vështirë ndaj kundërshtares me origjinë ruse, Jelena Ribakina. Sabalenka e siguroi fitoren vetëm pas tre seteve.