Vazhdon të rritet bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri dhe deri më tani numri ka shkuar në mbi 8.700 të vdekur dhe mbi 40 mijë të plagosur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimin e trupave por me kalimin e orëve zbehen shpresat për gjetjen e të mbijetuarve, kjo për shkak të temperaturave shumë të ulëta në zonat e prekura nga tërmeti.
Presidenti i Turqisë, Erdogan shpalli pasditen e kaluar gjendjen e fatkeqësisë natyrore në 10 qarqet e prekura për 3 muaj. Sipas Erdogan mbi 8 mijë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë të gjallë.