Presidenti i SHBA, Joe Biden u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak gjatë vizitës së në Irlandën e Veriut, ku diskutuan për çështjet e rëndësishme që lidhin dy vendet.
Sunak tha pas takimit se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera, dhe po bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, ndërsa konfirmoi se kanë planifikuar dy takime në muajt e ardhshëm.
Prtesidenti Biden nuk ka bërë komente rreth takimit, ndërsa po vijon vizitën me liderët e partive në Irlandën e Veriut, për të gjetur një zgjidhje në lidhje me marrëveshjen. Vizita e Biden vjen në mes të pezullimeve të vazhdueshme në Asamblenë e Irlandës së Veriut, pas refuzimeve për bashkim në marrëveshjen e ndarjes së pushtetit mbi tregtinë e qeverisë britanike.
Biden ndodhet në Irlandë për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA që i jep fund konfliktit midis militantëve pro-irlandez dhe pro-britanikë në prill të vitit 1998.