Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk është dakord me një plan paqeje prej 12 pikësh të Pekinit.
“Nuk është racionale që Kina përpiqet të ndërmjetësojë rezultatin e luftës,” thotë Biden.
Në një intervistë, Biden pohoi se fakti që Vladimir Putin po përshëndet planin e propozuar të paqes, tregon se nuk mund të jetë një ide e mire.
Biden shtoi se nuk kishte parë “asgjë në plan” që do të përfitonte “kushdo tjetër përveç Rusisë”.
Plani i prezantuar nga Kina në përvjetorin e parë të luftës u kërkon të gjitha palëve që të shmangin “ndezjen e zjarrit dhe përkeqësimin e tensioneve” me shpresën për të parandaluar “përkeqësimin e mëtejshëm të krizës ose daljen jashtë kontrollit”.
Kina thotë gjithashtu se të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë racionalë dhe të tregojnë përmbajtje dhe të bëjnë thirrje kundër përdorimit të armëve bërthamore.
Mirëpo, Biden del kundër.
“Ideja që Kina do të negociojë rezultatin e një lufte që është një luftë krejtësisht e padrejtë për Ukrainën, nuk është thjesht racionale”, tha ai.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan përsëriti se ai nuk do të dërgonte avionë luftarakë F-16 në Ukrainë për momentin.
“Ka nevojë për tanke, ka nevojë për artileri, ka nevojë për mbrojtjen ajrore”, tha ai.