Besiktas nuk heq dorë për të rritur akoma dhe më shumë cilësitë në skuadër. Gjiganti turk mendon për dyshen e Milanit, Ante Rebiç-Messias në prag të duelit të kthimit kundër Tiranës në kualifikueset e Conference League. Sipas mediave italiane, dyshja ka rënë dakord për tu transferuar në Stamboll për të forcuar kështu Besiktas në prag të sezonit të ri.
Për kartonin e kroatit, Besiktas do paguajë 500 mijë euro për huazim të thjeshtë, por falë bonuseve do të rritej në 2 milionë euro. 29-vjeçari nuk ka bindur me fanellën kuqezi edhe pse shifrat nuk e përligjin një gjë të tillë. Me Milanin ai ka shënuar 29 gola në 123 sfida. Si Rebiç ashtu edhe Messias do të blindonin Besiktas, ndërsa në dilemë mbetet prezenca e tyre në duelin e stadiumit ‘Air Albania’.Bardhezinjtë do tentojnë për të menaxhuar fitoren në takimin e parë me shifrat 3-1, me duelin që do të luhet javën e ardhshme.