Në një shkollë në zonën Vraçar të Beogradit ka pasur të shtëna me armë. Një 14-vjeçar dyshohet se është futur me armë zjarri në një klasë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.
Disa media vendase kanë raportuar se si pasojë e të shtënave me armë kanë ndërruar jetë 10 persona. Viktimë ka mbetur roja e shkollës, një mësuese dhe 8 nxënës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e 14-vjeçarit.