Futbollistët e kombëtares së Marokut u pritën në kryeqytetin Rabat nga mijëra tifozë pas paraqitjes historike që bënë në botërorin Katar 2022. Për fansat marokenë, lojtarët ishin të jashtëzakonshëm dhe ata dolën në sheshin kryesor për t’i pritur.
Tifozët ishin mbledhur duke nisur nga aeroporti i “Sale” e më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit deri në qendër. Lojtarët parakaluan mbi një autobus të hapur, të përshëndetur nga brohorimat dhe këngët.
“Luanët e Atlasit” ishin surpriza e këtij kompeticoni, ndërsa shkuan deri në gjysmëfinale, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane dhe arabe që e arrin një sukses të tillë.
Ambiance Magistrale 🥹🇲🇦
— TFT MOROCCO 🇲🇦 (@TFT_Morocco) December 20, 2022
Në rrugëtimin e tij, Maroku eliminoi Spanjën dhe Portugalinë, ndërsa në grup dolën të parët, ku ishin edhe Kroacia dhe Belgjika. Skuadra e Valid Regraguit mori një fitore 2-0 ndaj përfaqësueses belge, e renditur në vend të dytë në botë. “Luanët e Atalasit” u eliminuan nga Franca./ Klan News