Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pasi një pemë e madhe Krishtlindjeje ka rënë në një qytet belg. Autoritetet thonë se viktima është një grua 63-vjeçare nga qyteti Oudenaarde ndërsa dy gra të tjera kanë marrë lëndime të lehta.
Pema ishte 20 metra e lartë por është përkulur si pasojë e erës së fortë dhe është rrëzuar. Autoritet kanë ngritur një hetim për të parë nëse pema ishte e siguruar siç duhet apo jo.
Kjo është një ngjarje e paprecedentë dhe një lajm i tillë ka bërë xhiron e rrjetit.