Dashi
Në dashuri mjafton të mos humbisni më kohë. Këshilla ime? Duhet të ecni përpara dhe të afroheni me njerëzit që do të donin të ishin me ju. Në punë, mundësitë janë aty, por kini kujdes nga pasiguritë: duhet të guxoni po aq sa bëni dhe kujdes!
Demi
Në dashuri ka disa vështirësi, por nëse një lidhje ka përfunduar duhet të ecni përpara dhe të shikoni nga e ardhmja pa mbajtur kokën pas. Në punë, kini kujdes nga diskutimet dhe debatet: më mirë të ruani qetësinë!
Binjakët
Në dashuri duhet të arratiseni pak, jeni të lodhur nga rutina e zakonshme ndaj vihuni në kërkim të diçkaje ndryshe që do të thyente monotoninë që ju ka kapluar. Në punë mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët për një marrëveshje, edhe nëse me të lindurit e shenjës së Gaforres, Dashit apo Bricjapit, kjo mund të rezultojë të jetë e vështirë!
Gaforrja
Aspekti i dashurisë është mirë, gjërat duken bukur dhe plot surpriza për lidhje të reja, sidomos në javët në vijim. Në punë, po shfaqen mundësi: ka ardhur koha, pra, për të filluar përsëri. Dhe me energji!
Luani
Sfera e dashurisë është bindshëm e mirë, mund të bëni një zbulim të bukur gjatë fundjavës. Në punë, kushtojini vëmendje çështjeve financiare: e sakaq, jeni zhytur shumë në mendime, sepse ndjeni se keni ca si shumë përgjegjësi!
Virgjëresha
Dikush do të trokasë në derën tuaj, por ju duhet të bëni një përzgjedhje në dashuri dhe t’i kushtoni kohën tuaj vetëm atyre që e meritojnë. Në punë, shfaqen disa dyshime dhe në këtë vorbull, shtoji dhe faktin se jeni të çorganizuar në këtë pjesë të dytë të muajit nëntor!
Peshorja
Është një ditë konfirmimesh në dashuri, ka edhe nga ata që mendojnë për një martesë apo një bashkëjetesë. Në punë, fati është në anën tuaj: jini megjithatë, gjithmonë të kujdesshëm dhe përdorni sa më shumë zgjuarsinë. Me pak fjalë, bëjini të kuptojnë se jeni njeri me mend!
Akrepi
Kjo e premte duket të jetë një ditë e mirë për dashurinë dhe nxitëse për takime të reja. Ju mbetet që të jeni të hapur dhe të hidheni pas të resë. Në aspektin e punës, ata që merren me tregti, tani do të fillojnë të fitojnë më shumë!
Shigjetari
Hëna është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj, ndaj bëni kujdes në dashuri sepse mund të ketë shqetësime të vogla. Në punë duhet të sqaroni një çështje ligjore!
Bricjapi
Hëna është në anën tuaj, ndaj në dashuri duhet të ecni përpara pa menduar gjithë kohën me kokën pas për të kaluarën. Në punë marrëveshjet janë të mira: Dielli është me ju!
Ujori
Nuk keni më frikë nga asgjë në dashuri, në të vërtetë ndarjet do t’i shihni pothuajse si një çlirim. Në punë përfitoni nga ky moment për të folur për projekte të rëndësishme!
Peshqit
E premte e çuditshme dhe e paqartë për ndjenjat, duhet të qartësoni zemrën tuaj. Në punë është mirë të shmangni diskutimet: kujdes sepse do të ketë disa dilema gjatë fundjavës!