Peshq të gjallë ranë si shi në një qytet të izoluar të Lajamanu në Australi, një komunitet i vogël në Territorin Verior të thatë të Australisë, që është “përmbytur” katër herë në 30 vitet e fundit. Shiu ra natën dhe njerëzit i panë në mëngjes, të shpërndarë në të gjithë qytetin. Shumë nga peshqit ishin gjallë.
“Pashë një stuhi të madhe që po afrohej dhe mendova se ishte vetëm shi, por kur filloi të bjerë shi, pashë peshk që binte”, tha një banor.
Peshqit që shumica ishin të gjallë, kishte madhësinë e pëllëmbës së një fëmije dhe ishin shpërndarë në të gjithë qytetin.
Deri më tani, fenomeni nuk është shpjeguar. Qyteti u mbush me peshq në vitet 1980, 2004 dhe 2010. Fenomeni i rënies së peshkut nga qielli është i pazakontë, por jo i paprecedentë. Tashmë janë regjistruar raste të shiut me bretkosa, lakuriq nate, krimba apo merimanga.