Pas lajmit se Francesco Becchetti ka fituar në Gjykatën e Arbitrazhit të Bankës Botërore duke i marrë Shqipërisë, 108 mln euro, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në twitter, kreu i qeverisë shqiptare thotë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë. Ai thotë se kjo është një gënjeshtër që ka dalë si për fushatë nga kundërshtarët e tij politikë.
“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër”, shkruan Rama.
Ky reagim vjen pas lajmit se shteti shqiptar i detyrohet investitorit Francesçho Becchetti 110 mln euro pas vendimit të prerë të Arbitrazhit të Bankës Botërore.
Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023