Bayern Mynihu është rikthyer te fitorja në Bundesligë dhe e ka çuar diferencën me kryesuesit e Leverkusen në 4 pikë. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel mposhti Union Berlinin me rezultatin 1-0. Raphael Guerreiro realizoi në minutën e 46 golin që vendosi takimin e prapambetur të javës së 13
Kampionët bavarezë shkojnë në kuotën e 44 pikëve pas 18 takimeve të luajtura.Sfida ishte mjaft e tensionuar. Në minutën e 75’, trajneri i Unionit të Berlinit, Nenad Bjelica humbi kontrollin dhe sulmoi sulmuesin e Bayernit, Leroy Sane.
Episodi ndodhi pasi topi doli jashtë vijës anësore, me sulmuesin e bavarezëve që donte ta niste lojën menjëherë , por u pengua nga tekniku i ekipit mik.
Sane goditi me inat mbi topin në duart e kroatit, duke sjellë reagimin agresiv të Bjelicës. Trajneri i Unionit u ndëshkua me karton të kuq dhe e ndoqi pjesën e mbetur të sfidës nga dhomat e zhveshjes.