Bayern Munich për të 31-in vit radhazi regjistron fitime në bilancin e klubit, rekord absolut në botën e futbollit. Rezultatet financiare për sezonin 2022-2023 sollën një fitim prej 54.5 milionë euro për bavarezët, 3 herë më shumë krahasuar me sezonin e kaluar.
Për sezonin e shkuar, Bayern pati më shumë se 817 milionë euro të ardhura.
Po ashtu, bavarezët mbeten pa borxhe, një sukses i jashtëzakonshëm në një prej ligave më të mëdha të Europës. Rritja e konsiderueshme e të ardhurave vjen nga marketingu përmes sponsorizimeve dhe tregtimit të veshjeve sportive.