Bayern Munich ka rimarrë kreun e Bundesligës, pas fitores ndaj Heidenheim (4-2).
Në pjesën e parë, bavarezët u shkëputën falë Harry Kane, i cili shënoi golin e tij të parë, pas një pasimi nga Leroy Sané.
Numri 9, në minutën e 44-ët, me një goditje me kokë shënoi golin e dytë për bavarezët.
Në pjesën e dytë, Heidenheim barazoi me Tim Kleindienst dhe Jan-Niklas Beste. Por, bavarezët fituan avantazh me Raphawl Guerreiro i cili sapo kishte hyrë në fushë.
Më pas ishte Eric Maxim Choupo-Moting që vuloi fitoren e Bayen Munich.