Me rinovimin që Real Madrid bëri me trajnerin Carlo Ancelotti, një nga zhvillimet e Bundesligës, Bayern Munchen e ka rrugën e hapur për të arritur një akord me një nga trajnerët që ka befasuar në këtë sezon Bundsligën.
Xabi Alonso e mbylli me mjaft sukses vitin 2023 me Bayer Leverkusenin e tij, që gjendet e para në renditje. Skuadra e tij është e pamposhtur në të gjitha kompeticionet.
Vetë spanjolli nuk do t’i thoshe jo kalimit te rekordmenët bavarezë, ekip ku ai ka luajtur më parë. Sipas mediave gjermane tri janë klubet ku 42-vjeçari do të ishte gati që të vazhdonte karrierën e tij. Përveç bavarezëve, edhe Reali, si edhe Liverpuli.
“Të kuqtë” vazhdojnë që ti besojnë teknikut Jurgen Klop projektin e tyre edhe për të ardhmen.
I vetmi që nuk e ka pozicionin e sigurt është tekniku i bavarezëve Tomas Tuhel. Drejtuesit janë duke menduar që të gjejnë një akord që Xabi Alonso ta marrë drejtimin në 2024. Tuchel mund të shpëtojë vendin e tij, vetëm nëse udhëheq Bayernin drejt fitimit të Ligës së Kampioneve.