Bayern Munich ka lënë pas humbjen me Eintrahtin dhe është rikthyer te fitorja në Bundesligë duke mundur Stuttgart 3-0. Në sfidën e javës së 15, bavarezët dominuan dhe Harry Kane realizoi dygolësh.
Kapiteni i Anglisë i dha qetësinë ekipit pas vetëm dy minutash duke realizuar. Pas dy golave të anuluar, në “Alians Arena” erdhi rrjeta e dytë sërish nga Kane në minutën e 55.
30-vjeçari vazhdon me formën e shkëlqyer në skuadër me 20 gola të shënuar në 14 takime ndërsa ka dhënë edhe 5 asiste. Goli i tretë u shënua nga Kim Min-Jae në minutën e 63-të.
Stuttgart ngelet në kuotën e 31 pikëve në vend të katërt, ndërsa Bayern ka 35 pikë në vend të dytë, 4 më pak se sa Leverkusen kryesues, por edhe më një ndeshje më pak. Victor Boniface shënoi dhe dha edhe një asist ndërsa Bayern Leverkusen siguroi vendin e e parë për Krishtlindje falë një fitoreje komode 3-0 në shtëpi ndaj Eintraht Frankfurtit.
Mesfushori shqiptaro-zviceran Granit Xhaka luajti gjatë gjithë takimit. Fitorja sjell qetësi në ekipin e Xavi Alonsos, që vinte pas dy barazimeve në kampionat.
Leverkusen ka barazuar rekordin në Gjermani për më shumë ndeshje radhazi si i pamposhtur në të gjitha kompeticionet, 24 të tilla, duke barazuar ecurinë e Hamburgut në sezonin 1982-1983.