Mungon vetëm matematika, por Bayer Leverkusen është shumë pranë kurorëzimit si kampioni i ri i Gjermanisë. Aspirinat zgjatën ecurinë e rezultateve pozitive edhe ndaj Freiburg për të qenë një hap më pranë trofeut në Bundesligë. Leverkusen arriti të fitojë me shifrat 3-2 për ta dërguar në 38 numrin e takimeve pa humbje në të gjithë kompeticionit.
Ecuri fantastike nga ana e skuadrës së Alonsos që duket se këtë sezon ka mision “thyerjen” e traditës së Bayern Munich si kampion i Gjermanisë. Superioriteti i Leverkusen ishte i dukshëm në fushën e lojës, pasi arrijnë të bëjnë gjithçka dhe të gjejnë rrjetën me protagonist Wirtz, Hlozek dhe Patrik Shik. Me këtë fitore, Leverkusen tashmë thellon në 10 pikë distancën me Bayern Munich kur deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 8 takime.