Mbrojtësi i Monza-s, Armando Izzo, i përfshirë në një çështje bastesh futbolli dhe krimi të organizuar, u dënua me pesë vjet burgim nga seksioni i VI penal i Gjykatës së Napolit për konkurrim të jashtëm në një shoqatë Camorra dhe mashtrim sportiv.
Prokurori i Napolit Maurizio De Marco gjatë aktakuzës i kishte kërkuar futbollistit napolitan 4 vjet e 10 muaj.
Kushëriri i Izzo-s, Umberto Accurso, (kreu i klanit Vinella Grassi të Secondigliano) dhe Salvatore Russo, që besohet se ishin të lidhur me të njëjtin klan, u dënuan gjithashtu, të dy me një vit e gjysmë.
Faktet për të cilat u dënua lojtari napolitan datojnë që në kohën kur ai luante për Avellino, në Serinë B, për një ndeshje në kampionatin 2013/14.