Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është rikthyer me takimet politike ku kësaj here është ndalur në Durrës e ku ka folur për situatën në Partinë Demokratike.
Pa përmendur emra, ai tha se ka plane për të zhdukur partinë më të madhe opozitare, por sipas tij një gjë e tillë nuk do të ndodhë. E për këtë Basha zotohet se do e mbrojë Partinë Demorkatike.
“Ta harrojnë ata që thurin plane se do e zhdukin PD, e kundërta do të ndodh se ne nuk kemi lindur për veten tonë, ne kemi lindur për njerëzit, po e rigjejmë udhën falë rinisë”, tha Basha.
Nga ana tjetër, Basha risolli në vëmendje 3 pikat e programit të tyre politik, që nis me Vettingun në politik, listat e hapura dhe kufizimi i pushtetit të kryeministrit, deri në 2 mandate.