Barcelona mund të përballet me përjashtim nga garat e Ligës së Kampionëve, duke filluar që nga sezoni 2024/25 dhe shkak për këtë është bërë thyerjs e rregullave financiare.
Klubi është në rrezik për t’u përjashtuar nga kompeticioni më i madh evropian për klube.
Barcelona ka marrë një dënim nga UEFA në vlerë prej 500 mijë eurosh gjatë verës, pasi dhoma e kontrollit financiar të organit drejtues, vendosi se skuadra katalanase “ka deklaruar gabimisht fitimet” dhe se të ardhurat e tyre nuk ishin “relevante”.