Barcelona ka rinisur ndjekjen këmba-këmbës së Real Madrid kryesues të La Liga. Katalanasit nuk hasën aspak vështirësi në shtëpinë e tyre, teksa likujduan pastër 3-0 Vijarealin dhe i afrohen vendit të parë me 3 pikë më pak. Ndaj nëndetëses së verdhë shkëlqeu tashmë i zakonshmi, Robert Lewandowski me një dopietë golash. Polaku hapi llogaritë pas gjysmë ore loje me një lëvizje fantastike pranë pikës së penalltisë, duke realizuar një 11 metërsh në lëvizje dhe kaluar në avantazh Barcelonën.
Gol që kapi në befasi Villarreal, teksa pas 3 minutash, ishte sërish Lewandoëski që i goditi, këtë herë me një perlë të vërtetë nga hyrja e zonës. Realizim fenomenal nga ana e 34-vjeçarit, i cili ngjitet në kuotën e 11 golave personal në kampionat për të udhëhequr edhe garën e golashënuesve.
Për të vulosur shifrat përfundimtare në 3-0 mendoi Ansu Fati. Talenti i konsideruar edhe si pasuesi i Lionel Messit në katalonjë e kishte fare të lehtë që ta shtynte topin drejt rrjetës. Gilliead që i siguroi 3 pikëshin e radhës Barcelonës ndaj një rivali që në shekullin e 21-të e ka prenë e saj të preferuar. Katalanasit i kanë shënuar plot 6 herë tre gola në pjesën e parë ekipit të verdhë, duke barazuar kështu rekordin e Atletico Madrid dhe qenë vetëm një tregolësh larg nga Majorka, skuadër ndaj të cilës kanë shënuar plot 7 herë në këtë shekull tre gola në 45 minutëshin e parë./ Klan News