Manchester City ka kërkuar që Barcelona të paguajë 30 milionë euro për të blerë kartonin e Joao Cancelo-s. Portugezi është huazuar te blaugranët ndërsa ka bërë 15 paraqitja në La Liga ku ka kontribuuar edhe në 3 gola.
29-vjeçari ka sjellë siguri dhe qëndrueshmëri në krahun e djathtë, pozicion ku katalanasit gjithnjë kanë hasur vështirësi. Barcelona po lufton në këtë sezon për titullin kampion, ndërsa mban vendin e tretë, pas Realit dhe Gironës.
Drejtuesit blaugrana janë gati që ta paguajnë shumën e kërkuar nga kampionët e rinj të botës, ndërsa kontrata e re me lojtarin do të jetë deri në verën e 2026-ës. Për trajnerin Xavi Hernandez futbollisti është i pazëvendësueshëm.
Ndërkohë për trajnerin e Citizens, Pep Guardiola, portugezi nuk bën më pjesë në planet e tij dhe ka dhënë dritën jeshile që akordi të bëhet përfundimtar në ish-klubin ku ai ka bërë historinë.
Drejtuesit blaugran po kërkojnë gjithashtu të zgjasin marrëveshjen e huazimit me Atletico Madridin për portugezin tjetër Zhoao Feliks, i cili ka shënuar 3 gola në 15 takime në La Liga, që nga nisja e sezonit.