“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madrid ishte një sukses i madh për katalanasit si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Fitorja me përmbysje me shifrat 2-1 i jep kështu avantazhin prej 12 pikësh epërsi skuadrës së Cavi Alves që tregoi forcë në stadiumin “Spotify Camp Nou”. Një 90 minutësh që prodhoi shumëçka, për t’i dhënë një dorë Barcelonës në garën për titullin e La Ligës. Me 12 ndeshje të mbetura, praktikisht 36 pikë në lojë, skuadrës Mbretërore do i duhej një mrekulli për t’i hequr trofeun nga duart e Blaugranëve.
Edhe jashtë fushës, kjo sfidë rezultoi mjaft e suksesshme për Barcelonën, duke filluar nga shitja e shpejtë e fanellave “Rosalia”. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi gjeneroi të ardhura rekord nga biletat në duelin numër 256 të “El Clasicos”. Duke iu referuar këtyre burimeve, Barcelona mblodhi një total prej 8.2 milionë euro, 3 milionë prej të cilave vetëm nga sektori VIP i impiantit magjik. Në duelin e “Spotify Camp Nou” ishin prezent rreth 96 mijë tifozë, duke e kthyer këtë përballje në një festë të vërtetë. Barcelona synon që të kurorëzojë me tre trofe këtë sezon, teksa pas fitores së Superkupës së Spanjës është në garë për të triumfuar në Kupën e Mbretit dhe në kampionat në atë që është edhe sezoni i parë i plotë i Cavi në pankinë.