Filmi “Barbie” është bërë filmi më i suksesshëm i vitit në SHBA dhe Kanada. Kompania mori rreth 155 milion në fundjavë. Ndërkohë, publikimi i ri Oppenheimer –të premten – fitoi 93.7 milion dollarë në SHBA.
Fitimet vijnë në një kohë kur kinematë po luftojnë pasi humbasin miliona euro nga konkurrenca e transmetimit në Netflix dhe kanale të tjera online.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, të dy filmat shkaktuan radhë të gjata pritjesh në kinematë e vendit.