Mario Balotelli në karrierën e tij është aktivizuar me shumë klube në të cilat ka pasur mundësinë të luajë përkrah yjeve të futbollit. Së fundmi, Balotelli është pyetur në rrjetet sociale se cili prej futbollistëve me të cilët ka ndarë fushën, ka qenë më i fortë.
Ai ka zgjedhur Adrianon, të cilin e ka pasur shok skuadre tek Interi.
“Kam luajtur me shumë lojtarë të mirë përkrah, disa prej tyre kanë qenë fenomenë të vërtetë. Tani për momentin në mendje më vjen Adriano. Ishte edhe më shkatërrues se Ibrahimovic. E them pa pikë dyshimi, kur braziliani ishte në momentin e tij më të mirë ishte një “kafshë” e vërtetë”, ka thënë Balotelli.