Ballkani u befasua në Prishtinë nga Astana me rezultatin 2-1 në sfidën e raundit të tretë të Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja pësoi humbjen e dytë në fazën e grupeve pas 3 takimeve të luajtura në Grupin C.
Për ekipin kazak kjo ishte fitorja e parë në kompeticion, pas disfatave ndaj Viktoria Plzen dhe Dinamo Zagrebit. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, miqtë gjetën golin e avantazhit në minutën e shtatë falë mesfushorit Hova-Nisian.
Megjithatë, gëzimi i miqve zgjati vetëm 1 minutë, pasi kapiteni Edvin Kuç barazoi. Astana e shënoi golin e dytë në minutën e 24 me autor kapitenin Bejse-Bekov.
Skuadra nga Kosova e shtoi presionin, por gaboi shumë përpara portës. Pas takimit, trajneri Daja tha se humbja erdhi në momentin më të mirë të ekipit, por gaboi dhe se nuk duhet që të ulë kokën.
Ballkani ngelet në kuotën e 3 pikëve. Në sfidën tjetër të grupit C, Viktoria Plzen mundi Dinamo Zagreb dhe mori fitoren e tretë.