Nuk është sekret që frenci ka qenë një nga trendet më të mëdha të manikyrëve në sezonet e fundit. Megjithatë, për këtë pranverë, frenci me nuanca pastel është prirja nr. 1, dhe sipas Pinterest, kërkimet për të janë rritur me 455%.
Ashtu si lulet, pastels për pranverën nuk janë tamam novatore, por kjo nuk e largon faktin se ato duken të bukura dhe mënyra perfekte për të mirëpritur sezonin e ri.
Ju mund të zgjidhni një ngjyrë të vetme për majat e thonjve ose të lyeni secilin në një hije të ndryshme për një pamje më të veçantë. Gjithashtu, linja mund të bëhet aq e hollë ose e trashë sa të doni, ndërsa modeli funksionon si në thonjtë e shkurtër, ashtu edhe të gjatë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram