Nedim Bajrami ndihmoi Sasuolon që të merrte një fitore të madhe në “San Siro” kundër Interit. Zigjelbrit i shkaktuan skuadrës së Inzagit humbjen e parë të këtij sezoni pas pesë fitoreve.
Zikaltrit gjetën golin e avantazhit në fund të pjesës së parë nga Dumfries. Sasulo gjeti golin e barazimit me mesfushorin kuqezi, që mposhti portierin Sommer, që gaboi në gjuajtjen e shqiptarit në minutën e 54.
Bajrami mori vlerësimet nga mediat italiane për paraqitje e bërë. Ai tregoi disiplinë dhe arriti që të bllokonte Çalhanoglu, të organizonte lojën e zikaltërve. Kalojnë nëntë minuta dhe Berardi shënoi golin e fitores për miqtë.
Në përfundim të sfidës, trajneri i zikaltërve Simone Inzagi analizoi takimin.
‘Ne patëm një pjesë të parë të mire! Me aq raste sa krijuam, duhet të kishim shënuar më shumë se një gol. Në pjesën e dytë filluam mirë, më pas erdhi baraziumni dhe prej aty humbëm qartësinë. Pastaj ishte goli i Berardit. Na dhemb kjo humbje, por duhet që të jemi të kthjellët dhe të kuptojmë ku të bëjmë më mirë’, tha trajneri i Interit.
Interi arrihet në renditje nga Milani në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Sasuolo shkon në 9 pikë pas 6 javësh.