Meghan Markle dhe marrëdhënia e saj me Princi Herry kanë qenë nën mikroskopin e shtypit që në momentin e parë dhe pastaj dokumentarët apokaliptikë dhe kujtimet rreth lidhjeve të tyre të vështira me pallatin, “rindezën” interesin rreth martesës së tyre.
Një artikull i ri i botuar në Daily Mail, ka treguar se Dukesha e Sussex të jetë “e fiksuar pas parave dhe në fund ka mbetur e zhgënjyer kur kuptoi sa pak para ka Princi Harry”.
Tom Bauer, një shkrimtar me tema mbretërore, tha se Meghan është zënë në befasi nga “kursimet” e burrit të saj.
“Surpriza dhe zhgënjimi i saj i madh ishte se Princi Harry kishte shumë pak para. Ajo kishte imagjinuar se do të vlente qindra milionë, në mos miliarda, dhe tani duhet të rregullohet. Ajo dëshiron të hipë me kadillakun e madh dhe avionët privatë me kërkesa”, tha ai.