Një palë atlete të rralla të bëra me porosi, të dizajnuara për të qenë një dhuratë për punonjësit e Apple në mesin e viteve ’90, janë në shitje nga ankandi Soetheby’s me një çmim prej 50,000 dollarë – shtatë herë më shumë se çmimi më i madh i Apple.
Këpucët – të cilat vijnë të reja në kuti – janë të bardha, në një formë të ngjashme me modelin e modës Nike Air Forces, shfaqin logon e vjetër të Apple me ngjyrë ylberi në gjuhë dhe në pjesën anësore dhe vijnë me një palë lidhëse këpucësh të kuqe.
Sotheby’s paralajmëron për disa defekte, duke përfshirë disa zverdhje rreth shollëve të mesit dhe shenja të lehta.