Interi mundi Genoan në shtëpi me rezultatin 2-1 dhe shkëputet me 15 pikë më shumë në krye të renditjes.
Ndeshja ndaj Genoas ishte speciale për Kristjan Asllanin që përveçse bëri një tjetër paraqitje mjaft të mirë në fushë, shënoi edhe golin e parë me fanellën zikaltër.
Për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzagi që fitoi 2-1 në “San Siro:”, kjo është fitorja e nëntë radhazi ndërsa kryeson me 15 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë.
Mesfushori kuqezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 30 të lojës. Ai u vlerësua me notën 7 nga sportmediaset, për paraqitjen e bërë.
Tetë minuta më pas, Sançez e çoi rezultatin në 2-0, pasi realizoi nga pika e 11 metërshit.
Në 45 minutat e dyta, miqtë e shtuan ritmin. Vaskez realizoi për Genoan në të 54, por zikaltrit u treguan të saktë në vazhdim duke mbyllur hapësirat.
Trajneri Iznagi vlerësoi paraqitjen ekipit për suksesin e arritur.
Është e vështirë të vazhdojmë me këtë ritëm, kur kemi kaq shumë ndeshje për të luajtur.
Të gjitha kanë vështirësitë e tyre, ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të përqendruar. Kemi edhe dy muaj e gjysmë përpara plot angazhime. E përgëzova Asllanin për mënyrën se si ka punuar; nga jashtë nuk mund ta dallosh gjithmonë, por edhe vitin e shkuar Kristjani ka punuar shumë. Ai përpiqet të mësojë në çdo seancë stërvitore dhe këtë javë luajti tre ndeshje të shkëlqyera, ashtu si edhe i gjithë ekipi. Të gjithë po bëjnë shumë mirë!
Për Inzagin, kjo ishte sfida e 300 me Interin, ndërsa ai është tekniku më i suksesshëm me 179 fitore te zikaltrit.