Një tjetër artist i famshëm i bashkohet “Sunny Hill” që do të mbahet në Tiranë më 26, 27, 28 gusht. Bëhet fjalë për reperin britanik Stormzy, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill” në Instagram ku mes të tjerash shkruhet: “Sunny Hill mirëpret vetë legjendën STORMZY. Një nga figurat më frymëzuese të Mbretërisë së Bashkuar vjen skenën tonë për atë që do të bëhet një SHOW HISTORIK!”
Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr. , i njohur si Stormzy, është reper, këngëtar dhe kompozitor britanik. Në vitin 2014, ai fitoi vëmendjen në skenën e muzikës underground në Mbretërinë e Bashkuar përmes hitit të tij Wicked Skengman të stileve të lira mbi ritmet e muzikës elektronike.
Ai numëron mjaft çmime dhe suksese, ndërsa është renditur disa herë në krye të top-listave britanike. Kujtojmë se edhe Action Bronson, reperi shqiptar me famë botërore do ti bashkohet Dafina Zeqirit, Tananai-t, Elgit Dodës, Dren Abazi-t dhe reperit italian Fedez në një prej 3 mbrëmjeve të eventit muzikor.
“Ka vetëm një BAKLLAVA që merr përsipër skenën kryesore të Sunny Hill Tirana dhe ne jemi kaq të gatshëm të çmendemi me më të vërtetin Action Bronson’, shprehet ekipi i Sunny Hill.
Festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.
View this post on Instagram