Padyshim që buka është një pjesë e rëndësisshme e vakteve tona. Por, duhet të bëjmë kujdes me konsumin e tepërt pasi mund të kemi shqetësime dhe pasoja në organizëm.
Më shumë uri
Kur vjen puna tek uria, ka shumë rëndësi lloji i bukës që zgjedhim.
Buka ofron shumë karbohidrate e veçanërisht ajo e bardha ka një nivel të lartë glicemie.
Studimet tregojnë se konsumi i produkteve me nivel të lartë glicemie mund të shtojë urinë dhe ta shtyjë njeriun drejt tepricës.
Niveli i sheqerit rritet
Ngrënia e një koshi të tërë me feta buke mund të nxisë rritjen e tepërt të nivelit të sheqerit në gjak.
Kur kjo ndodh, njeriu përballet me një rrezik të shtuar të shfaqjes së diabetit.
Buka e bardhë përmban drithë të përpunuar dhe ka nivel të lartë glicemie që përkthehet në nivel të lartë të sheqerit në gjak.
Shtim në peshë
Buka e bardhë nuk ofron fibër e as ushqyes të tjerë dhe rrjedhimisht nuk ju mban të ngopur gjatë.
Probleme me tretjen
Një nga disavantazhet e konsumit të pakët të fibrës është tretja problematike dhe konstipacioni.
Për më tepër, buka e bardhë mund të përmbajë shumë kripë, veçanërisht nëse hani disa feta njëra pas tjetrës.