Nuk do t’i shkruaj më ish-it! Ky është betimi që ia bëjmë vetes, por që përfundojmë duke shkruar tekste të gjata në chat-in e ish-it. Shpeshherë tentojmë ta ndalim veten, e megjithatë prapë s’mundemi.
Ka një arsye që na e shkakton këtë tundimin për t’i shkruar dikujt edhe pse na injoron vazhdimisht. Arsyeja psikologjike është një proces sjelljeje i njohur si një shpërthim që zhduket gradualisht.
“Teoria e të mësuarit sugjeron se organizmi dmth ju po rrit frekuencën e sjelljes dmth dërgimin e mesazheve me obsesion në një përpjekje për të rifituar përforcimin origjinal për sjelljen domethënë duke shpresuar se më në fund do t’ju kthejnë mesazhe. Në mungesë të përforcimit shtesë pra ata vazhdojnë t’ju injorojnë”, thonë studiuesit.
Lajmi i mirë është se, kur vazhdoni t’i telefononi apo t’i dërgoni mesazhe dikujt që iu injoron edhe pse e dini se nuk duhet ta bëni këtë, ju do të bëni hapin e parë drejt ndalimit ose shuarjes së kësaj sjelljeje. Nëse ata kurrë nuk përgjigjen ose nuk ju japin forma të tjera të përforcimit pozitiv, ju do të ndaloni përfundimisht përpjekjet për t’i kontaktuar sërish ata.