Zakonisht, që fëmijë jemi mësuar se një gotë qumësht dhe një banane është mëngjesi ideal para se të shkojmë në shkollë.
Patjetër që banania është e pasur në vlera ushqyese, vitamina dhe na siguron energjinë e duhur.
Sipas dietologëve, banania çudi është një nga ushqimet që nuk duhet të konsumohet asnjëherë në mëngjes, edhe pse janë të pasur me kalium, fibër dhe magnez.
Bananet përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni sërish të uritur.