ITALI – Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga për shkak se akuzohet për një seri vjedhjesh nëpër qytetet italiane.
Mësohet se shqiptari me banim në Bellona, në fakt duhet të vuajë dënimin me një vit e 8 muaj burgim pasi gjyqtari e shpalli fajtor për disa vjedhje, veçanërisht në veprimtari tregtare.
Policia, pas arrestimit, e transferuan atë në burgun e Santa Maria Capua Vetere.