Policia serbe ka arrestuar pas disa orë kërkimesh autorin e masakrës me 8 viktima dhe 13 të plagosur. 21-vjeçari Uros.B. u arrestua afër Kragujevcit.
Uros.B. ka hapur zjarr me automatik në 3 fshatra në Serbi. Ajo që vihet re në të gjithë këtë tragjedi, janë komentet e serbëve në rrjetin social të 21-vjeçarit. Ata e komplimentojnë atë për veprimin që ka bërë, duke i dhënë edhe kurajë që mos të ndalojë dhe mos dorëzohet.
Disa prej tyre e cilësojnë edhe si ‘hero serb’ 21-vjeçarin.
Masakra me 8 viktima dhe 13 të plagosur vjen 2 ditë pas sulmit të tmerrshëm në një shkollë në serbi ku një 14-vjeçar vrau 9 persona, 8 shokët e tij dhe rojën e shkollës.