Autoritetet ruse kanë arrestuar Igor Girkin, një kritik nacionalist i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, i njohur ndryshe si Strelkov.
Girkin u arrestua në banesën e tij dhe më vonë u shfaq në gjykatë i akuzuar për veprimtari ekstremiste, shkruan BBC. Girkin mund të përballet me pesë vjet burg.
Strelkov, një ish-kolonel i zbulimit të FSB-së, luajti një rol kyç në pushtimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.