Policia ka arrestuar ish-kryeministrin pakistanez Imran Khan në qytetin lindor të Lahore, pasi një gjykatë e dënoi atë me tre vjet burg për shitje të paligjshme të dhuratave shtetërore.
70-vjeçari u akuzua se kishte keqpërdorur postin e tij të kryeministrit nga viti 2018 deri në vitin 2022 për të blerë dhe shitur dhurata në posedim të shtetit, të marra gjatë vizitave jashtë vendit dhe me vlerë më shumë se 140 milionë rupi pakistaneze.
“Pandershmëria e tij është vërtetuar pa dyshim,” thuhej në vendim. “Ai është shpallur fajtor për praktika korruptive duke fshehur përfitimet që ka mbledhur nga thesari kombëtar me dashje dhe qëllim”.
Vendimi përfshin një gjobë prej 100,000 rupi (355 dollarë), e cila, nëse nuk paguhet, mund të arrijë në gjashtë muaj të tjerë burg.