Deputeti i ardhshëm i Partisë Demokratike, Qani Xhafa është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës pasi është përfshirë në një aksident rrugor.
Shkak është bërë fakti se Xhafa ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Bëhet fjalë pë aksidentin e ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan, ku Xhafa në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen në rrugë.
Pas aksidentit, Xhafa është arrestuar nga efektivët e policisë. Qani Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit.
Ai ishte renditur në vendin e 8 në listën e kandidatëve për deputetë, pas Luçiano Boçit i cili arriti të sigurojë mandatin. Me largimin e Boçit pasi po kandidon për kryetar Bashkie në Elbasan, ai pritej t’i zërë vendin.