Ylli brazilian Dani Alves është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë.Policët spanjollë e ndaluan futbollistin pas ankesës zyrtare të gruas, e cila pretendoi se sulmi ndodhi në klubin ikonik Sutton në qytetin spanjoll.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dërgua në një stacion policie në lagjen Les Corts për të dhënë deklaratën e tij. Futbollisti që tani është me skuadrën meksikane UNAM Pumas, pranoi se kishte qenë në Sutton më 30 dhjetor, kur ndodhi krimi i dyshuar seksual. Por ai nuk ka pranuar që ta ketë kryer veprën për të cilën akuzohet nga shtetasja në Barcelonë.
“Unë nuk e di se kush është kjo zonjë. Nuk ia di emrin, nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetën time’, është shprehur Alves.