Armando Brojën e mërzit humbja në “Stamford Bridge” kundër Aston Vilës, por ai nuk mund të fshehë ndjesinë e jashtëzakonshme të rikthimit në fushë. Sulmuesi kuqezi u fut në lojë në minutën e 79, duke zëvendësuar Kaicedon. Ai tregoi një formë të mirë fizike, pesë minuta pasi Uatkins kishte shënuar golin e vetëm të takimit.
Broja me një postim në Instagram, shprehu falënderimet për mbështetjen ndaj tij.
E kuptueshme që nuk ishte rezultati që ne të gjithë prisnim. Por çfarë ndjesie emocionuese dhe e jashtëzakonshme që të rikthehem në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Ju faleminderit djema për mbështetjen dhe shumë falënderime për çdokënd që punoi për rikthimin tim.
Edhe trajneri i blube të Londrës, Mauricio Poçetino foli për ritkhimin e sulmuesit kuqezi.
‘Ishte diçka e mirë që të shikonim Brojën sërish në fushë pas nëntë a dhjetë muajsh. Gjithahtu unë mendoj se kjo na jep mundësinë që të kemi opsione të ndryshme e këto alternativa janë të mira për ekipin. Por ai duhet që të rrisë vetëbesimin gjithashtu’, tha trajneri i Chelsea.
Rikthimi i 22-vjeçarit po ndiqet me vëmendje edhe nga stafi kuqezi, me trajnerin Silvinjo që e shikon si alternativë të rëndësishme për sulmin, me takimin kundër Çekisë të vlefshëm për kualifikueset Euro 2014, që do të luhet më 12 tetor.