Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja është shfaqur për herë të parë në publik krah të dashurës së tij.
Mësohet se e dashura e Brojës është një influencer-e në Mbretërinë e Bashkuar. Pas romancës së nisur, Broja është zhvendosur në Londër.
Ata janë fotografuar krah për krah me njëri-tjetrin rrugëve të Londrës.
Lidhja e re e Brojës vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare.