Armando Broja gjithnjë e më pranë rikthimit në fushat e blerta. Sulmuesi i kombëtares shqiptare duket se ka lënë pas dëmtimet e shpeshta dhe do bashkohet me skuadrën e Chelsea brenda dy javëve të ardhshme. 21-vjeçari do të bashkohet me ekipin e të rinjve të “bluve të Londrës”, për të marrë ndoshta formën dhe më pas për të nisur seancat stërvitore nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochettino.
Futbollisti shqiptar vuan prej kohësh nga një dëmtim në gju, që e la jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit. Kjo i kushtoi mungesën edhe në duelet e kombëtares shqiptare për kualifikueset e Euro 2024, duke qenë një dhimbje koke më shumë për trajnerin Sylvinho. Por, e ardhmja e Armando Brojës mund të mos jetë në Londër. Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, Broja gjendet në listën e dëshirave të Brighton, skuadër që kërkon të marr maksimumin nga talenti i tij. Në 12 paraqitjet e këtij sezoni, 21-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe dhuruar 1 asist. Broja ka një marrëveshje me Chelsea deri në verën e vitit 2028, teksa kartoni i tij në treg vlen 30 milionë euro.