Autoritetet turke kanë liruar nga paraburgimi futbollistin izraelit Sagiv Jehezkel dhe ai do të lejohet që të kthehet në Izrael. Lojtari 28 vjeçar u arrestua në Antalia pasi mbante një rrip në dorë ku shkruhej “100 ditë” gjatë një ndeshjeje, që nënkuptonte datën e sulmit të organizatës terroriste Hamas në territoret izraelite, që solli më pas luftën në Gaza, si edhe Yllin e Davidit.
Pasi shënoi një gol për skuadrën e tij Antalyaspor, në përballjen ndaj Trabzonspor në Super Ligën e Turqisë të dielën, ai mbajti lart grushtin e shtrënguar për të shfaqur mesazhin.
Veprimi i tij solli reagime dhe nisjen e hetimeve, ndërsa lojtari u dërgua në qeli. Ministri turk i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha se prokurorët po hetonin Jehezkelin për akuzën e “nxitjes së njerëzve në urrejtje dhe armiqësi”.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant akuzoi Turqinë se po shërben “de facto si krah ekzekutiv i Hamasit” pas ndalimit të futbollistit, duke e quajtur trajtimin e Jehezkel “një manifestim hipokrizie dhe mosmirënjohjeje”.