Çmenduritë e merkatos nuk kanë fund. Pas ofertës prej 200 milionë eurosh të pranuar nga Cristiano Ronaldo, Arabia Saudite kërkon të bëj sërish oferta montruoze. Jose Mourinho është i piketuari i radhës për të kaluar në kampionatin e Lindjes së Mesme. Trajneri portugez ka marrë një oferta maksimale nga Arabia Saudite, që përfshin tre stola.
Dy janë klubet Al Nassr të Ronaldos dhe Al Hilal, që ofroj 400 milionë euro në sezon për Messin, si dhe pankinën e kombëtares saudite. Shifrat pritet të kapin vlerën e 120 milionë eurove për dy vitet e kontratës së Mourinho që do të jetë i lirë të largohet nga Roma në fund të sezonit. Shifra të çmendura, që e shndërronin ish-trajnerin e Interit, Real Madrid dhe Manchester United në teknikun më të paguar në botë.
Një tjetër pistë për Special One është edhe qëndrimi në kryeqytetin italian. Verdhekuqtë pritet t’i ofrojnë rinovimin e kontratës deri në vitin 2026, e konsideruar si dhuratë nëse Roma arrijnë të sigurojë grupet e Champions League.