Ditën e sotme janë anuluar dhjetra fluturime në të gjithë Italinë. Kjo ka shkaktuar ndryshim të planeve të udhëtarëve, në kulmin e sezonit turistik.
Sindikatat e transportit ajror vazhduan grevën, siç kishin njoftuar.
Vera në Itali është shpesh sezoni i pikut të grevave që prekin transportin publik, duke bllokuar vendas e turistëve, ndërsa sindikatat rrisin trysninë për kontrata dhe kushte pune më të mira.